PD mbledh Kuvendin Kombëtar

0
239

Sot mblidhet Kuvendi Kombëtar, organi më i lartë vendimarrës brenda Partisë Demokratike.

Demokratët do të mblidhen në orën 10:30 në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Pas një fjalimi që pritet të mbajë kryedemokrati, Lulzim Basha, do të jenë edhe 19 drejtuesit politik të PD që do të mbajnë para anëtarëve qëndrimet e tyre mbi masakrën zgjedhore, në sajë të raportit me 13 konkluzione që u diskutua me debate në Kryesinë e PD, mbajtur dy ditë më parë.

Anëtarët do të votojnë mes 600 kandidaturash të propozuara nga Lulzim Basha, për Këshillin e ri Kombëtar 300 prej tyre, deri në orën 18:00 ndërsa pas mbylljes së votimit, kutitë do të transferohen në selinë blu, ku pas numërimit, të dielën do të mësohet edhe se cilët do të jenë anëtarët e Këshillit të ri. Aktualisht, Këshilli drejtohet nga Bujar Nishani

Po ashtu, është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së.  

Behet fjale për 11 propozimet e Bashës për ndryshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së. Një tjetër propozim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari.

Në thelb të ndryshimeve statutore të propozuara nga Lulzim Basha është rritja e fuqisë vendimmarrëse së Këshillit Kombëtar, zgjerimi i përfaqësimit në kryesinë e partisë, rritja e numrit të sekretariateve dhe rikthimi i departamenteve.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here