Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.
Pas fjalës së gjatë që mbajti kryedemokrati, Lulzim Basha, u miratua me votë komisioni i miratimit të punimeve.
Pasi propozimi i Bashës u miratua nga të gjithë delegatët, në krye të komisionit u zgjodh Jemin Gjana, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi.
Me shumicë votash Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reja në statutin e partisë të propozuara nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha.