Përfundon numërimi për 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, pritet të bëhet renditja sipas kuotave

0
217

Në selinë blu ka përfunduar procesi për numërimin e votave për 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Procesi i numërimit është mbyllur në orët e para të mëngjesit, por rezultati nuk është shpallur ende, pasi po bëhet renditja sipas kuotave.

Sipas statutit në Këshillin Kombëtar duhet të ketë minimalisht 90 gra dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD.

Sapo të përfundojë renditja do të bëhet edhe shpallja e rezultatit. Në votime për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar morën pjesë 5339 delegatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here