Meta pret komunitetin Arbëresh: Trashëgimia kulturore e tyre duhet të mbrohet dhe promovohet, është pasuri

Presidenti Ilir Meta ka pritur një përfaqësi të komunitetit Arbëresh. Kreu i Shtetit ka vlerësuar kontributin e Arbëreshëve në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Meta bën me dije se iu ka theksuar nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për fuqizimin e lidhjeve në të dyja anët e Adriatikut.

Duke e cilësuar pasuri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë, Presidenti thotë se trashëgimia kulturore e komunitetit Arbëresh duhet të mbrohet, promovohet dhe trashëgohet brez pas brezi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment