Nis sot java e vaksinimit për qytetarët mbi 18-vjeç, mund të paraqiten në çdo qendër shëndetësore

Nga sot nis java e vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18-vjeç. Kushdo që ka dëshirë të vaksinohet kundër koronavirusit mund ta bëjë këtë në çdo qender shëndetësore ne vend.

Këtë vendim e njoftoi pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë, pas mbërritjes së 340 mijë vaksinave kineze, që ishte sasia më e madhe që ka ardhur njëherësh në Shqipëri.

MSH dhe mjekët kanë bërë thirrje vazhdimisht që qytetarët të shkojnë të vaksinohen, duke theksuar rrezikun e variantit Delta. Ky i fundit ka shqetësuar gjithë botën, pasi është më ngjitës dhe ka sjellë rritje të rasteve.

Në Shqipëri kanë qarkulluar shpesh lajme se ka mbërritur, por MSH nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht. Ministria e Shëndetësisë ëshët shprehur se ka indicie serioze se Delta ka mbërritur në vendin tonë dhe kanë dërguar në Gjermani disa mostra për ti verifikuar.

Java e vaksinimit për grupmoshat mbi 18-vjeç do të përfundojë ditën e dielë. Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur rreth 1.5 milionë vaksina. Gjithashtu edhe numri i të vaksinuarëve është mbi 1 milionë dhe më pak se 500 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment