Komiteti Teknik i Ekspertëve zgjat orarin e muzikës, mbeten në fuqi masat e tjera

0
124

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur për zgjatjen e orarit të lejuar të muzikës deri në orën 23:00, teksa deri tani ka qenë deri në orën 22:00. Masat e tjera për parandalimin e COVID-19, do të mbeten në fuqi njësoj siç kanë qenë deri më sot.

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se ende në vendin tonë nuk kemi raste të konfirmuara me variantin e ri “DELTA”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se pas analizave të faktorëve epidemiologjik, situate është e qëndrueshme pavarësisht lehtësimit të masave dhe fillimit të sezonit turistik.

Lidhur me të shtuarit në pavione, Rakacolli u shpreh se ata janë  me moshë mesatare mbi 65 vjeç dhe fakti që ata nuk janë vaksinuar tregon që janë infektuar dhe kanë nevojë për shtrim spitalor.

“Indikatorët e prezantuar tregojnë që kemi një situatë të qëndrueshme pavarësisjht lirimit të masave. Është shumë e rëndësishme që personat që janë të infektuar dhe kanë nevojë për përkujdes spitalor, janë mbi moshën 65 vjeç, duhen vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore që këta kanë nevojë për tu shtruar në spital. Komiteti i ekspertëve duke u bazuar në vijimësinë e vaksinimit dhe rasteve të reja, propozon zgjatjen e lejuar të muzikës nga ora 22:00 deri në orën 23:00 ndërsa masat e tjera do të qëndrojnë në fuqi. Të nderuar qytetar, që të ruajmë të njëjtën situatë duhet të vazhdojmë të zbatojmë me regorozitet masat kufizuese dhe duhet të marrim pjesë në procesin e vaksinimit. Të vijnë të gjithë ata që ftohen sipas fashave të vaksinimit.

Në vijimësi të vlerësimit të situatës epidemiologjike, komiteti teknik në mbledhjen e sotme, analizoi elementët monitorues në sezonin turistik. Siç është vënë re dhe në këtë periudhë të lehtësimit të masave, situate është e qëndrueshme. Qëndron në zonën 1 të rrezikshmërisë” – tha Rakacolli.

Shefja e ISHP-së, Albana Fico tha se incidencë për dyjavorëshin e fundit është 5 për 100 mijë persona. Ajo tha se në spitalin Infektiv janë 5 pacientë të shtruar, asnjë prej tyre në reanimacion dhe se për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1%.

“Në dy javorshin e funditumri i rasteve aktive është rritur, por mbetemi në një incidencë 5 për 100 mijë persona. Të shtruar në spitale COVID janë 5 pacientë, nuk kemi persona në reanimacion, numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë, ndërkohë që për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1% ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Efekt ka dhënë edhe vaksinimi. Nuk kemi një përgjigje për variantin Delta, e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi dhe të shohim masat e vendosura nga autoritete shëndetësore”, tha Fico.

Mjeku Dhimitër Kraja tha se të shtruarit te Infiktivi janë në moshë relativisht e madhe. Ai inkurajoi qytetarët që të vaksinohen, duke nënvizuar se vaksinat që ndodhen në Shqipëri janë efektive ndaj pandemisë.

“Gjendja në spitalin COVID-1, është shumë e qetë. Ka çdo orë 5 të sëmurë që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që po ndiqen dhe që janë negativë, gjithsej janë 5 të sëmurë. Karakteristikë e këtyre të sëmurëve janë mosha relativisht e madhe mbi 65 vjeç e sipër. Asnjëri prej tyre nuk është i vaksinuar, me asnjë dozë të vaksinave.

Kjo situatë nuk është e rastësishme, përkon me atë periudhë që vjen pas një vaksinimi dhe pas kohës që jep efektet në mbrojtjen e organizmit. Përkon me fazën e post-vaksinimit, kjo është një shenjë e mirë, vaksinat në vend janë efikase, mbrojtëse, po funksionojnë shumë mirë. Asnjë prej të sëmurëve nuk e kanë kaluar më parë COVID-in.

Kjo nxjerr detyrën që një përkushtim në drejtim të rasteve që s’janë vaksinuar dhe janë të kujdesshëm. Janë fakte të forta, që vijnë nga qendra e COVID-it, që duhet t’i ketë parasysh këto ngjarje”, tha mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here