Me 225km/h dy kosovarë gara në aksin Fier-Vlorë

0
307

Me makina luksoze, “Lamborghini” dhe “BMW”, dy shqiptarë të Kosovës kanë ecur me shpejtësi të frikshme në autostradën Fier-Vlorë, madje duke mos i ndaluar as policisë.

Drejtuesit e automjeteve u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk kanë ndaluar derisa janë bllokuar nga policia në hyrje të qytetit të Vlorës.

Gjatë një aksioni të fundit, janë bllokuar në hyrje të Vlorës dy kosovarë, të cilët kanë qenë duke ecur me shpejtësi të frikshme 225 km/h dhe nuk i kanë ndaluar radarit në Fier.

Policia bën me dije se me 225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar  me masë administrative  168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMW” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar  me masë administrative  120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here