Gjirokastra rrezikon daljen nga UNESCO/Margariti: Punimet per BYPASSIN do te vijojne

Gjirokastra rrezikon daljen nga UNESCO kjo për shkak të punimeve për ByPass-in . Pavarësisht kundërshtimeve të shumta dhe rezolutës së UNESCO-së nga Gjirokastra, ku ka qenë së bashku me kryeministrin Edi Rama , Ministrja e Kulturës Elva Margariti në një prononcim për mediat pas inspektimit të kantiereve të ndërtimit ka folur për këtë çështje. E pyetur mbi zhvillimet e fundit, Margariti u shpreh se ky është një projekt i integruar , një fazë përgatitore që do të finalizohet me rekomandimet e UNESCO-së ndërsa ka hedhur poshtë aludimet sipas saj të bëra në media se ky projekt është kundërshtuar, përkundrazi punimet do të vijojnë sikurse ka ndodhur deri më tani.
Gjithashtu Ministrja Margariti ka pohuar se mbetjet e mureve mesjetare të gjetura pas gërmimeve në sheshin e e Çerçizit do të rimbulohen dhe dëshmi e tyre do të jenë fotografitë të cilat më pas do të ekspozohen në sheshin e rikonstruktuar. Ndërsa po diskutohet me pushtetin lokal lidhur me një tjetër projekt për odeonin e qytetit të Gjirokastrës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment