Bejko: PD duhet te jete e bashkuar per ti “prere duart Rames”

0
287

Anetari i Keshillit Kombetar te PD z.Roland Bejko ne nje interviste per tv Fax News ka folur lidhur me zhvillimet me te fundit te kesaj partie kryesisht per kongresin e mbajtur pak dite mepare, emrat e rinj qe i jane bashkuar anetaresise si dhe qellimi i PD .Sipas z.Bejko PD duhet te jete e bashkuar per nje qellim te perbashket e thene ne menyre metaforike “ti prese duart Rames ” per gjithe mekanizmin, kete inxhinieri qe ka ndertuar per manipulimin e votave te shqiptareve dhe te kete rotacion politik.

“Kuvendi ne pergjithesi na dha ne nje mesazh te rendesishem ku na tha qe demokracia shqiptare nese ka vullnet funksionon dhe nese nuk ka vullnete ajo mund te cedoje .Me kete rast ne i kemi te dyja brenda keto elemente sepse nga njera ane debatet e shendoshin demokracine, jane te mira, sidomos kur jane te pasuruara me ide, propozime konkrete dhe pas tyre te shoqerojne me aksione apo veprime te qarta politike , ato jane edhe me te mira.Ndersa kur kemi debat per debat, nje debat per sherre personale per ceshtjet duke u nisur nga interesat personale, mbi te, ti zgjedh nje parim dhe mbi kete parim , ne fakt ti e shet si te vertete por ne fakt pas kesaj ti manifeston ambiciet per interesa personale, kjo e komprometon demokracine. Cfare duhet te them me kete? Duhet te them qe edhe keto jane te pranueshme sepse tek e fundit kane te bejne me njeriun.Njeriu eshte nje qenie komplekse por edhe vete demokracia ne fakt eshte nje sistem kompleks i veshtire , nje sistem qe kerkon mundim.Keshtu qe mendoj se Partia Demokratike ne fund fare u pasurua nga te gjitha keto debate. I tregoi opinionit publik se eshte nje parti qe nese ti debaton aty nuk te penalizon kush. Une i degjova edhe verejtjet qe paten koleget e mi qe mbeten jashte keshillit kombetar , disa prej tyre kane qene kritikues te kryetarit te PD apo kane mbajtur qendrime te ndryshme nder vite dhe kjo ne nje fare menyre duket sikur e kompremeton pak ate demokracine e shendoshe brenda partise. Une vete personalisht e kam thene gjate kesaj periudhe jo sepse e kam thene une po keshtu eshte ne teorite politike qe nje parti politike duhet te dije te bashkejetoj ne diversitet.Une besoj qe procesi eshte kryer ne rregull, nese procesi i votimit dhe i numerimit eshte kryer ne rregull ska asgje te keqe nese nuk mer votat , ta shikosh veten jashte Keshillit Kombetar. Me ka ndodhur dhe mua disa here edhe ne 2009 kam qendruar jashte Keshillit Kombetar por nuk jam larguar nga PD, te tjere mund te zgjedhin te largohen nga partia.Une do te ftoja te qendronin ne parti edhe ata qe nuk jane bere pjese e Keshillit Kombetar dhe se bashku te luftojme, ne nga brenda keshillit dhe ata nga jashte , ka shume momente te rendesishme per te qene ne politike.Pesha specifike e nje politikani nuk qendron nga pozicioni qe ai mban por nga kapacitetet aftesite e artikulimit politik qe ai ka duke u pershtatur me ngjarjet dhe ate qe publiku deshiron te degjoje.Nese ti arrin ti koordinosh te gjitha keto patjeter qe ti terheq vemendjen me shume se ata qe jane deputet pavaresisht se ti ske post politik. Them se PD doli mire nga ky kongres ne pergjithesi duhet te dilte edhe me mire sesa kaq , duhet qe ne te mos vazhdojme pafundesisht jo ishte mire jo ishte keq, x doli dhe tjetri hyri. Nuk jane te pakte ata qe kane hyre ne Keshillin Kombetar dhe ata jane njerez me vlera 20% jane te rinj , 30 % jane gra, mendoj qe PD eshte pasuruar ne kete gje por une them qe nje parti politike nuk e pasuron elementi sasior i saj por e pasurojn idete, propozimet dhe mbi te gjitha aksionet qe perfundojne me rezultate pozitive. Ne fund te gjithe kemi nje qellim ta rimkembim PD , te rigjejm pasionin politik brenda anetarsise, drejtuesve te saj dhe nje ekip pasionant , une do te uroja te dilte nga mbledhja e pare qe do te beje Keshilli Kombetar qe do te zgjedhi kryesine dhe sekretariatin , do te doja ne keto struktura te ishin njerezit me kompetent dhe ne aspektin profesional dhe ate politik. Ta njohin partin dhe ta zhvillojn politiken. Ne kemi nevoje te krijojme nje lidhje te forte midis qendres dhe bazes ,elites se partise dhe anetareve te thjeshte te kapitalizojme cdo lloj energjie pozitive dhe potenciale qe ka partia se brendshmi.Sikurse e tha dhe kryetari Basha duke i shtrire doren e bashkpunimit te gjithe faktorve te tjere si bota akademike , shoqeria civile, qytetar e grupe interesi qe duan qe Shqiperia te ndryshoje dhe qe do duan qe Edi Rama ky zaptues i madh, ne forme te nje grushti shteti i te gjithe pushteteve ne Shqiperi , te largohet ne menyren me demokratike te mundshme. Sfidat jane te medha.
Persa i perket analizes se zgjedhjeve te 25 prillit eshte duke u perpiluar nje raport qe do i kaloj nderkombtareve dhe koha nuk pret.Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantojn mendimin e asaj se sa ndikoi nderhyrja e qeverise per te deformuar vullnetin e qytetareve duke bashkpunuar me krimin e organizuar , duke i bere presion qytetareve per te mos i lene te lire te votojne .Pa gjetur gjithe mekanizmat ligjor , pa gjetur perkrahjen e nderkombtareve nuk mund te jemi te sigurt qe ne zgjedhjet e ardhshme te perseritet e njejta situate dhe mos te kemi asnjehere rotacion politik ne Shqiperi qofte kjo ne nivel lokal dhe ne zgjedhjet parlamentare , keshtu qe Edi Rames ti priten duart ti shkaterrohet kjo inxhinieri qe ka ndertuar e manipulimit te votes dhe shqiptaret te votojne te lire pas 30 vitesh.Analiza vazhdon do te shtrihet tani ne nivel lokal ku ne cdo dege do te diskutohet cfare nuk ka funksionuar. Ne zhvilluam nje fushate te shkelqyer. Kandidantet per deputet ishin persona me aftesite e duhura dhe me reputacionin e tyre u mor nje sasi e madhe votash . PD prezantoi nje program ambicioz qe u mireprit nga publiku .Per mendimin tim kandidantet duhet te kishin dale me shpejt pasi nuk jemi te perfaqesuar ne asnje pushtet as ne ate lokal apo qendror. Duhet te ishin shpejt ne terren . Si dhe raporti me koalicionin me partite e vogla te djathta dhe LSI ne disa qarqe, koha vertetoi se aty duhet te ishin bere me patjeter koalicione me kete parti dhe te kishin dale me kandidante te perbashket si ne rastin e Gjirokastres . Do te ishte mire qe i dyti ne listen e PD te ishte kandidanti i LSI sepse neve na ndodhi ajo qe nese nuk do te funksiononte per pak vota do te na digjej mandati pra do ti kalonte mandati i trete PD se kater ishin te gjitha, do te kishim mundesi qe ato 10 mije vota te nxirrnin mandatin.
Ne kemi votat por nuk kemi mandatin per shkak te formules sepse Edi Rama i ndaloi koalicionet duke prishur marveshjen e 5 qrrshorit per pasoje kjo levizje prej hileqari e Rames beri qe opozita te humbiste disa mandate dhe ne aspektin e brendshem duhet te kishte me shume koordinim midis kandidateve, te fokusohej aty ku vota do dilte me shume. E rendesishme eshte qe PD duke hyre ne parlament pavaresisht se nuk i njeh zgjedhjet dhe te beje luften parlamentare per te shkaterruar inxhinierin elektorale te krijuar nga Rama.
Persa i perket reformes territoriale, kjo reforme eshte disfunksionale e thone vete qytetaret qe jane te pakenaqur se cfare sherbimi u ofron pushteti vendor. Pushtetin lokal e shikojne te larget , ka demtuar decentralizimin e pushteve si rasti i Velipojes . Zona te tera nuk kane keshilltare, te perfaqesohen askush nga qytetaret nuk di per ke voton. Ne zgjedhjet e 2019 pasi u largua opozita , pushteti eshte ne dore vetem te PS nuk kemi pushtet pluralist . Demokracia eshte disfunksionale . Kapja e pushteteve nga Rama perfshire ketu edhe drejtesine. PD eshte gati per dialog me qeverine per kete reforme edhe socialistet e kane pare qe nuk funķsionon . Eshte parim qe keto reforma te behen me konsensus politik.Te korrigjojme ate qe su be mire.
Kemi disa variante qe duhen diskutuar per te plotesuar parametrat me qytetare e ekspert, dialog i gjere me pas propozimet te diskutohen se pari te sigurohet dialogu politik dhe me pas te korrigjohet reforma territoriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here