Sekuestrohen dy ngarkesa me marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen dy persona

0
253

Dy ngarkesa me drogë janë kapur këtë të diel në kufirin greko-shqiptar.

Dy shtetas shqiptar janë kapur në kufirin e Kestrinti në Igumenicë duke tentuar të kalojnë një ngarkesë prej 33 kg e 260 gram marijuanë drejt Greqisë.

Bëhet me dije se së bashku me dy shqiptarët ishte dhe një person i tretë i cili është larguar me vrap duke hyrë në tokën shqiptare.

Ndërkohë në Kostur është ndaluar një mjet me 58 kg e 800 gram marijuanë dhe në pranga ka rënë drejtuesi, një 56-vjeçar grek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here