“Delta” prezent në Shqipëri/ Mjeku S’ka ndryshim nga variantet e tjera

Mjeku Arban Domi, ka komentuar variantin “Delta” të virusit Covid-19, i cili ditën e sotme, është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë se është prezent në vendin tonë.

Sipas tij, hyrja e variantit indian në vendin tonë nuk është surprizë pasi ai prej dy muajve po qarkullonte në Evropë. Më tej ai thotë se varianti “Delta” nuk ka ndryshim nga variantet e tjera vetëm se infekton më shumë.

“Së pari nuk aspak surprizë, për arsye sepse varianti lëvizte nëpër Evropë dy muajt e kaluar dhe vetë mjekët dhe specialistët në Shqipëri mendonin se varianti tashmë kishte hyrë në Shqipëri, por për fat tani edhe u verifikua. Megjithatë duhet të relativizojë. Për mendimin tim së pari varianti nuk ka asgjë më ndryshe se variantet e para, përveç se është më i transmetueshëm, ndërsa për nga ana klinike mendoj se është pak më i lehtë për shumicën e të infektuarve. Ana negative është se do të infektohen ndoshta më shumë, por ana pozitive është se shumica e të infektuarve nuk do të kenë simptoma ose do të kenë simptoma të lehta, dhe një numër jashtëzakonisht i vogël, por të krahasohet me variantet e mëparshme do të shkojnë në spital dhe akoma më pak do të humbin jetë.” tha Domi për OraNews.

Mjeku më tej ka treguar dhe simptomat që shfaq kur infektohesh me variantin “Delta”. 

“Simptomat kryesore, janë dhimbja e kokës, rrjedhja e hundëve dhe dhembje fyti. Ndërkohë që kamë vënë re se në disa raste se japin dhe diare. Kjo është ana tjetër që është pak shqetësuese. Këto janë simptoma të një gripi të lehtë apo një të ftohui, apo të një sëmundje sezonale dhe mund të neglizhohen. Është mirë që moshat që janë të riskuara ose personat që kanë probleme ekzistuese është mirë që në rastin e parë të bisedojnë me mjekun.” tha Domi.

Mjeku thotë se vaksinat më efektive për këtë variant janë “Pfizer” dhe Moderna .

“Efektiviteti i vaksinave nuk ka ndryshuar në krahasim me njëra-tjetrën. Në të gjithë vaksinat ka një rënie, 5- 10% në krahasim me variantet e mëparshme, por në krahasim me variantet e tjera, por Pfizer dhe Moderna janë numri 1 që edhe me variantin e ri kanë një efektivitet 88% për të evituar shtrimin në spital dhe 91 % për faza më të ndërlikuara të infektimit. Nëse bëhen dy vaksina Pfizer ose dy vaksina Moderna nuk ka nevojë për kombinime.” tha Domi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment