Mjetet e pakolauduara burim aksidenti’, Gonxhe: 1 muaj kohë për riparim ose nuk dalin më në rrugë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Rrugore, Blendi Gonxhe ka folur për kontrollin teknik të mjeteve. I ftuar në emisionin “Top Talk”, ai sqaroi se një pjesë e mjeteve rezultojnë me certifikatë kolaudimi nga viti i kaluar dhe janë bërë shkak për aksidente.

Ajo që po shikojmë është pamjet nga mjetet më skandaloze që kemi ngelur në test këto 2 muaj që kanë qenë pothuajse 100% me certifikatë kolaudimi nga viti i kaluar. Duhet të them që janë mjete që janë kolauduar në këtë gjendje se po të hysh nën to që duket qartë se me siguri nuk janë bërë që prej herës së fundit.

Situata është e rëndë, jo pa dijeninë e strukturave që kanë bërë kontrollin teknik, këtu është vendi për një strukturë më të gjatë mbi mossuksesin e një shërbimi të kontrollit teknik si ai që kishim zgjedhur ta kishim me koncesion. Vërejmë se këto mjete ose kanë qenë shkak aksidentesh ose kanë shkaktuar aksidente për të tjerët”, tha Gonxhe.

Sa i përket nxjerrjes nga qarkullimi të mjeteve, Gonxhe tha se mjeteve do t’iu jepet një muaj kohë për t’u riparuar ose në të kundërt nuk do të dalin më në rrugë.

Në legjislacionin tonë, nuk kemi tagrin që të ndalojmë kategori të caktuara mjetesh që të mos dalin në qarkullim. Ne mund të ndalojmë që mjetet kenë 1 muaj kohë për riparimin, përndryshe humbin të drejtën për të dalë në rrugë”, tha Gonxhe.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment