Rregullat e reja për të udhëtuar drejt Greqisë

0
245

Covid-19 vazhdon të krijoj probleme për udhëtarët nga Shqipëria drejt shtetit helen si pasojë e masave anti-covid.

Lidhur me këtë, së fundmi pala greke në Kakavijë ka njoftuar se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Në çdo rast, testet anticovid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare. Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë.

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here