Nga sot “Mini-Shengeni” me emërtim të ri, Rama sulm Kosovës: Boll me këtë na ftuan, s’na ftuan!

0
154

Nisma e liderëve të Ballkanit Perëndimor nuk do të quhet më “Mini-Shengen”, por “Ballkani i Hapur”. Në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo nismë është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese.

“Boll më me na ftuan, s’na ftuan”, tha Rama duke iu referuar edhe Kosovës, qeveria e së cilës u shpreh se nuk kishte ftesë për këtë takim, pasi nuk e mbështet nismën.

Rama shtoi se duke nisur nga 1 janri i vitit 2023, tre vendet që nënshkruan marrëveshjen sot nuk do të hasen me pritje në kufi.

“Të tre ne e kemi thënë, rithënë, stërthënë, jo vetëm me gojë, por edhe në deklaratat tona që kjo nismë nuk është ekskluzive por inkluzive, nuk është përjashtuese por gjithëpërfshirëse. Është nismë e hapur dhe e lirë për të gjitha vendet që do veprojnë sipas interesit dhe logjikës së tyre.

Shqipëria do e bëjë këtë proces me të gjithë kur dhe si të jetë e mundur. Nga ana tjetër nuk ka për ne asnjë problem nëse dikush tjetër nuk do ta bëjë apo do ta bëjë pjesërisht. Ne duam që komunitetet e vendeve tona të kenë një hapësirë lirie europiane brenda rajonit tonë dhe nuk ka asnjë problem për këtë.

Më 1 janar 2023 do kemi mes vendeve tona 0 pritje në kufij. Të tjerët janë të mirëseardhur. Boll me këtë na ftuan, s’na ftuan. Ishim në Tiranë, të 6 vendet për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë. Disa duan, disa s’duan”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here