Partia Demokratike ka reaguar lidhur me djegien e mbetjeve urbane në Mbrostar të Fierit.
Sipas PD, mafia e inceneratorëve shkrumbon vetëm paratë e taksave të shqiptarëve, plehrat digjen në qiell të hapur duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve të Fierit!
“Ndërsa mafia e inceneratorëve shkrumbon vetëm paratë e taksave të shqiptarëve, plehrat digjen në qiell të hapur duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve të Fierit!
Kjo katastrofë mjedisore ka emra dhe mbiemra, Partia Demokratike i ka denoncuar ata në SPAK, gënjeshtrat e tyre për të mbuluar korrupsionin miliona eurosh janë publike.
Është koha që drejtësia të veprojë, sepse çdo vonesë është një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve, për ambientin dhe për ekonominë!”, thuhet në reagimin e PD.