Shperthim i forte ne Ksamil

Pak para mesditës një shpërthim i fortë ka tronditur Ksamilin. Nga shperthimi i një bombole gazi është plagosur një 28- vjeçar.Ai është Fitim Idrizi, banor i Ksamilit. Sipas bluzave të bardha të urgjencës Sarandë mësohet se djegia është e gradës së dytë, në krah, parakrah dhe nga gjunjët e poshtë. Gjithashtu djegie ka edhe në fytyrë. Njëherazi 28 vjecari ka edhe dëmtim të gishtit të vogël të dorës. Sipas burimeve spitalore në Sarandë, pas ndihmës paraprake në këtë spital 28 vjeçari Fitim Idrizi për mjekim të specializuar do të niset drejt Tiranës.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment