Emri/ I vuri zjarrin Ksamilit, arrestohet 25-vjeçari

0
265

Një 25-vjeçar është arrestuar sepse dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në Ksamil.

Flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe shumë të madhe në këtë zonë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Edmond Zogajn, 25-vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e së premtes fshatin turistik të Ksamilit në Sarandë. Flakët u përhapën në mënyrë të konsiderueshme në një kodër të fshatit.

Flakët e tymi duken deri në Korfuz dhe pamje nga foto të shkrepura përtej detit kanë publikuar edhe mediat greke. Nuk dihet ende sesa është përhapja e zjarrit në zonën e përfshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here