Sezoni veror/ Turiste te shumte vizitojne qytetin e gurte

Muaji korrik ka sjelle nje numer te konsiderueshem turistesh ne qytetin e Gjirokastres kryesisht vendas por edhe te huaj nga shtetet si Franca, Polonia apo Cekia.
13 mije e 200 turiste kane mberritur ne Gjirokaster prej fillimit te vitit ndersa vetem ne muajin qershor statistikat tregojne per 5400 turiste qe kane vizituar vetem kalane e Argjiros.

Ata zgjedhin te vizitojne zonen historike aty ku interesi duket se eshte me i larte. Pas nje vizite ne kala , ata zgjedhin te shetisin ne pazarin e qytetit duke mar prej artizaneve edhe ndonje suvenir te vogel si kujtim nga Gjirokastra.
Artizani Anastas Petridhi thote se ka patur nje ndryshim nga viti i shkuar persa i perket fluksit te turisteve por blerjet vijojne te jene minimale . Pritshmerite per artizanin jane te larta ndersa mendon se muaji gusht do te sjelle me shume turiste . Te njejtin mendim ndan dhe pronari i furres simbolike te qytetit ajo e “Premtos”.
Per turistet Gjirokastra eshte nje qytet unik i cili ne vitet e fundit ka pesuar nje metamorfoze teper pozitive por investimet nuk duhet te ndalen .
Pavaresisht problemeve te ndryshme turizmi eshte nje sektor kyc ku mbeshtetet ekonomia ne Gjirokaster.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment