Vatrat e zjarrit marrin drejtim të pakontrolluar, evakuohen banorët dhe turistët nga ishulli i Rhodes-it në Greqi

Situata vijon të jetë serioze në ishullin grek, në Rhodes, ku vatrat e zjarrit kanë marrë drejtim të pakontrolluar duke rrezikuar jetën e turistëve dhe banesave përreth. Mediat greke shkruajnë se qindra turistë dhe banorë janë evakuuar.

Shkak i përhapjes së shpejtë të flakëve dyshohet se janë erërat e forta, çka e vështirëson akoma më shumë punën e zjarrfikësve, si nga toka e ajri. Zjarri sipas raportimeve po lëviz në drejtim të kampit Kalamona.

Sipas mediave greke, shumë zona janë pa energji elektrike e pa ujë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment