Karaburuni vijon të digjet, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve

Gadishulli i Karaburunit vijon të digjet prej ditësh, me flakët që kanë rrafshuar sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Edhe pse forcat zjarrfikëse po punojnë prej ditësh për shuarjen e flakëve, situata mbetet alarmante, ndaj pritet që ditën e sotme të ndërhyhet nga ajri për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërkohë pas mesnate ka patur një vatër të re zjarri në malin e Tragjasit, por fatmirësosht zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët.

Sipas Emergjencës Civile, më kritike situata ngelet në Karaburun dhe Kurbim, ndërkohë gjatë ditës së djeshme, ka patur njoftime për dhjetëra vatra zjarri në vend.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment