‘Open cinema ‘ zbret ne Gjirokaster

Magjia e kinemase zbret ne Gjirokaster.
Per 3 nete radhazi “Open Cinema” , kinemaja e hapur verore ne odeonin e qytetit do te shfaqe filma shqiptar dhe te huaj per publikun nderthurrur me interpretimet e muzikes shqiptare dhe valleve tradicionale. Eventi nisi te dielen me shfaqjen e premieres filmi “Dere e hapur” e producentit Eno Milkani. Per te vijuar me nje homazh ne nder te regjisorit te njohur Kujtim Gjonaj.
Per producentin njeherazi kineastin Skender Jace te tilla aktivitete kane per qellim edukimin artistik ne fokus te se cilit vendosen figura te shquara te kinematografise.
Sipas drejtores se turizmit prane bashkise Gjirokaster Loena Bakuli ky event ka ndikim pozitiv edhe ne turizem gjate ketij sezoni veror.
Ne netet ne vijim do te shfaqen 4 filma shqiptar dhe te huaj si “Fan Fan Tulipan” “Tamango” gjithashtu homazh per regjisorin Petrit Ruka dhe te tjere artiste te ndare nga jeta . Ky event pritet te ngjise ne skene edhe kengetaren e mirenjohur Liljana Kondakci.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment