Deklaratat e Yuri Kim, Berisha kujton premtimin ndaj demokratëve: Do jem aty edhe nëse mbetet një!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një tjetër mesazh në rrjetet sociale, pasi ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim deklaroi se, “PD nuk mund të hajë barë, vetëm për hir të një deputeti”.

Pavarësisht se Kim i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të distancohej nga nga ish-lideri historik në nisjen e sesionit të ri parlamentar, Berisha tha se nuk do të tërhiqej dhe se do të ishte pjesë e Kuvendit të ri.

Ish-kryeministri ka shkëputur një pjesë nga një fjalim ku citon shprehjen e njohur: Sikur 1000 të mbesë, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesën do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. 

Ai e cilëson këtë një premtim që iu ka bërë demokratëve, duke lënë të kuptohet edhe një herë që nuk tërhiqet pavarësisht deklaratave të kryediplomates amerikane.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment