Reciprociteti me Serbinë, Kurti: Do të vendoset dhe nuk do të dështojë

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë. Në një bilanc të 100 ditëve të para të qeverisjes, Kurti tha se nuk është arritur të realizohet.

Ai shtoi se po punohet, që të mos dështojë sërish. Sipas Kurtit, reciprociteti nuk është për hakmarrje. Ai theksoi se reciprociteti përfshin atë politik dhe ekonomik.

“Qysh në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën.

Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi mirë sepse nuk bënë të dështojmë sërish. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të tij”, ka thënë Kurti në parlament.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment