Rama përdori helikopterin e ushtrisë, Basha: Përtej papërgjegjshmërisë, shteti si instrument i një pakice

0
238

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për pamjet, ku kryeministri Edi Rama përdor helikopterin e ushtrisë.

  • Duke vënë theksin te sitauata me zjarret, Basha thotë se nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta që ndodhen të përdoren për t’i shtuar privilegjet një individi.

Ai thotë se kjo shkon përtej papërgjegjshmërisë, duke e cilësuar si modelin e keqqeverisjes.

“Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Basha ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët. Ai shton se pamjet teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here