Zjarret / BE i dërgon Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera, dy helikopterë për shuarjen e flakëve

0
169

Situata e krijuar nga zjarret në Europë ka vendosur në lëvizje BE-në, e cila ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile.

Bashkimi Europian do të ofrojë ndihmë për Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut si dhe Greqinë. BE do të nisë drejt vendit tonë dy helikopterë, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

Shumë zona të vendit tonë prej disa ditësh janë “pushtuar” nga flakët. Pavarësisht punës së bërë vatrat e zjarrit riaktivizohen, duke u kthyer në shqetësim serioz.

Terreni i vështirë e bën të nevojshëm ndërhyrjen nga ajri. Deri më pari është ndërhyrë me tre helikopteri për të shuar flakët, të cilat ende s’janë vënë nën kontroll.

E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75% të kostove të transportit.

Dy aeroplanë zjarrfikës nga Franca po dërgohen në zonat e prekura nga zjarret në Itali, dy të tjerë nga Qipro po mbështesin Greqinë, ndërsa Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here