KLSH nis kontrollin në institucionet e emergjencave, do verifikohen tenderat për blerjen e pajisjeve të emergjencës

0
232

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur zyrtarisht kontrollin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave, për të verifikuar tenderat për blerjen e pajisjeve të emergjencës.

Sipas News 24, KLSH do të verifikojë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Brendshme pajisjet që janë në dispozicion. Sipas burimeve, me urdhër të kreut të KLSH, Arben Shehu do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencës.

Nisja e kontrollit fillimisht u pengua nga struktura e emergjencës qendrore civile, pasi drejtori  ishte me pushime. Kjo situatë shkaktoi një reagimi nga ana e kreut të KLSH, i cili kërkoi menjëherë rikthimin e strukturave përkatëse në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here