Zjarret, IGJEUM: Rreziku është i lartë pasdite dhe nesër; katër qarqet e riskuara midis tyre dhe Gjirokastra

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret, duke bërë me dije se sot pasdite dhe nesër niveli i rrezikshmërisë për aktivizimin e tyre është i lartë.

IGJEUM vlerëson me risk të lartë katër qarqe: Fieri, Vlora, Berati dhe Gjirokastra.

Ndërsa qarqet si Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë kanë rrezik të moderuar.

Sipas IGJEUM, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

Nesër pritet rënie e tmepraturave, që sipas IGJEUM, do të jenë:

në bregdet: 22 / 30 °C

në vendet e ulëta: 24 / 31 °C

në vendet malore: 17 / 28 °C

Ndërkohë era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet dhe në zonat malore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment