Zjarri rrezikonte banesat, Peleshi: Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, vijon ndërhyrja në qarqet e tjera

Flakët që rrezikonin rrethinat në zonën e lumit të Vlorës janë vënë nën kontroll. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.

Peleshi thotë se përmes forcave të ndërhyrjes nga toka dhe ajri është bërë i mundur neutralizimi i flakëve që kërcënonin banesat dhe njerëzit. Ai shton se edhe në Karaburun ka filluar ndërhyrja nga ajri.

Ndërsa janë operacionet për shuarjen e zjarrit janë bërë në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë).

  • “Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rrezikun e jetës dhe banesave atje.

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj”, shkruan Peleshi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment