Itali/ “Green Pass” e detyrueshme për studentët dhe për pasagjerët që do të udhëtojnë në distanca të gjata

Qeveria italiane po diskuton dhe pritet që certifikata Covid-19 të bëhet e detyrueshme edhe në shkolla. Personeli dhe studentët duhet të jenë të pajisur me “Green Pass” që të ndjekin mësimin normalisht, raporton “ANSA”.

Italianët që do udhëtojnë në distanca të gjata, duke nisur nga 1 shtatori duhet të jenë të pajisur me certifikatën Covid-19, që vërteton që qytetari është i vaksinuar apo i shëruar nga virusi.

Ndërsa për transportin lokal nuk do të jetë e nevojshme për një leje të posaçme.

Në bazë të ligjeve të miratuara, duke nisur nga sot, italianët që do të shkojnë në ambientet e brendshme të restoranteve, pishina, palestra, kinema, muze, koncerte dhe aktivitetete sportive duhet të jenë të pajisur me certifikatën Covid-19.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment