Kim: Të trishtuar nga zjarret në jug, ekspertët amerikanë gati për të ndihmuar

0
155

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

“Ashtu si çdokush në Shqipëri, përfaqësia amerikane në Tiranë është e trishtuar nga shkatërrimi që kanë sjellë zjarret në jug të vendit”, shprehet Kim, në reagimin e saj.

Ekspertë zjarrfikës amerikanë, kanë mbërritur këtë fundjavë posaçërisht për të ndihmuar në lehtësimin e situatës. Këtë e ka theksuar vetë ambasadorja në një postim në Twitter.

Ndër të tjera, ajo bën me dije se pajisjet e dhuruara më parë nga amerikanët, po përdoren në shuarjen e zjarreve. Këtu, përfshihen edhe të ashtuquajturit “Bambi buckets”, të cilët janë kontejnerë uji që i atashohen helikopterëve, për të luftuar flakët.

“Veshje të posaçme, pajisje dhe materiale mbrojtëse amerikane, po përdoren tashmë për të mbrojtur jetët e shqiptarëve, shtëpitë, bizneset”, shkruan ambasadorja.

Mbështetje e plotë, është shprehur për Forcat e Armatosura shqiptare, në misionin e tyre për asgjësimin e vatrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here