Policia me kontrolle për verifikimin e origjinës së makinave të luksit, vendos 123 gjoba

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin ka nisur kontrolle të shumta me fokus automjetet e shtrenjta, ose të luksit, me qëllim verifikimin e statusit të origjinës së tyre, dokumentacionit, si dhe për disiplinimin e mënyrës së qarkullimit në rrugë.

Janë vendosur 123 masa administrative, shumica e të cilave nga Policia e Tiranës, ndaj drejtuesve të mjeteve të luksit, të cilëve i mungonte dokumentacioni përkatës për drejtimin e mjetit.

“Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse, ku vlen të theksohet procedimi penal i disa drejtuesve për falsifikim të certifikatave të errësimit të xhamave”, informoi Policia e Shtetit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment