Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga në Turqi, 15 të vdekur dhe 17 të plagosur

Një aksident me autobus në Turqinë perëndimore i mori jetën 15 pasagjerëve këtë të diel, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave të huaja, autobusi i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.

Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan menjëherë, por 11 persona vdiqën në vendngjarje, dhe katër të tjerë pasi u transportuan në spital dhe iu nënshtruan mjekimit. Por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot t’i mbijetonin plagëve.

Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak teksa vizitoi të plagosurit tha se 3 nga 17 personat e plagosur në aksident u liruan nga spitali pas trajtimit.

Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment