Dy vatra të rrezikshme”, ministria: Flakët po përhapen në drejtim të Parkut të Llogarasë,ndërhyet nga ajri

0
174

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion të përditësuar për situatën e zjarreve në vendin tonë. Ajo bën me dije se zjarri në Gadishullin e Karaburunit paraqitet rrezikshmëri, pasi po në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Për shuarjen e kësaj vatre ka nisur ndërhyrja nga ajri. Një tjetër vatër e rrezikshme, sipas ministrisë, mbetet ajo në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit, ku po punohet për të mbajtur nën kontroll flakët që të mos kërcënojnë banesat.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se flakët vazhdojnë aktive në fshatin Thirrë dhe Munellë-Domgjon të Mirditës, Krushovë të Voskopojës, Corrush të Mallakastrës, dhe Bogë të Shkrelit.

Zjarrfikësit po punojnë për të shuar këto vatra, të cilat aktualisht nul vlerësohen të rrezikshme nga autoritetet. Ministria bën me dije se një vatër zjarri është aktivizuar në lartësinë mbi 1500 m të Malit të Tomorrit dhe se situata po ndiqet nga forcat vendore.

“Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri, në Gadishullin e Karaburunit, e cila paraqitet rrezikshmëri, pasi ka përhapje në drejtim të Parkut Kombetar të Llogarasë. Prej orëve të para të mëngjesit ka rinisur operacioni edhe nga ajri.

Vatra tjetër kritike është ajo në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit, ku ka vijuar puna për mbajtjen nën kontroll, në mënyrë që flakët të mos kërcënojnë banesat. Në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës zjarri nuk paraqet rrezik për banesa, ndërsa po vijon puna për shuarjen e tij. Zjarri në fshatin Munellë-Domgjon është izoluar në njërin krah, por po vijon puna në krahun tjetër, ku ende ka prani flakësh.

Prej ditës së djeshme po punohet për shuarjen e flakëve në masivin me pisha në fshatin Krushovë, në njësinë administrative Voskopojë. Prej orëve të para janë shtuar forcat e ndërhyrjes nga FA, zjarrfikësit si dhe struktura të tjera të bashkisë Korçë e bashkive fqinje.

Situatë e vështirë zjarri ka qenë dje, në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Mirditë. Sot vazhdon zjarri në shkurre, ndërsa janë shtuar forcat operacionale.

Në fshatin Corrush në Mallakastër janë izoluar dy vatra, por puna vijon për izolimin e flakëve në tre vatra të tjera aktive, të cilat janë në terren të vështirë.

Në fshatin Bogë, njësia administrative Shkrel është aktivizuar një vatër zjarri mbrëmjen e djeshme. Nuk paraqet rrezik për banesat. Një vatër zjarri është njoftuar në Parkun e Tomorrit në lartësinë mbi 1500 m, por situata po ndiqet nga forcat vendore”, bën me dije ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here