Kultivonin kanabis në pyjet e Konispolit, 2 të arrestuar

Dy persona kanë rënë në pranga pasi janë konstatuar duke kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në Konispol, pëkatësisht në fshatin Xarrë. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar dy personat e identifikuar me inicialet, S. M., 24 vjeç dhe A. A., 60 vjeç. Të dy këta persona ishin banues në Sarandë.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Kultivim kanabisi”, kryer në bashkëpunim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Xarrë, Konispol. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 24 vjeç si dhe u ndalua shtetasi A. A., 60 vjeç, të dy banues në Sarandë”, shkruhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment