Kërcënohet Papa Françesku? I dërgojnë një zarf me tre plumba

0
210

Një zarf me tre plumba është dërguar sot në ardesë të Papa Françeskut. Letra është kapur në afërsi të qytetit të Milanos.

Sipas mediave të huaja, në mbishkrim të zarfit dërguesi kishte vendosur adresën e postës franceze, ndërsa i drejtohej “Papës – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë”.

Zarfi kishte brenda tre fishekë të tipit Flobert, të kalibrit 9 milimetër dhe një mesazh në lidhje me operacionet financiare në Vatikan.

Thuhet se policia kapi postën në një qendër klasifikimi në Peschiera Borromeo, e vendosur në periferi të Milanos, pasi prania e saj u raportua nga menaxheri.

Provat u morën nga karabinierët, një nga dy forcat kryesore policore të Italisë, dhe po shqyrtohen si pjesë e një hetimi në vazhdim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here