Zjarret pushtojnë vendin/ Ministri i Brendshëm i Kosovës vjen në Kukës, Çuçi ikën me pushime; Rama s’bëhet i gjallë

0
174

Kosova iu gjend sërish pranë Shqipërisë në këto ditë të vështira, ku vendi është “pushtuar” nga zjarret. Me autorizim të vetë presidentes Vjosa Osmani, mbërë mbërritën në Kukës mbi 30 zjarrfikës dhe mjete të tjera që do të ndihmonin në shuarjen e zjarrit.

Së bashku me zjarrfikësit erdhi dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla. Ndërkohë që ky i fundit ishte në Kosovë për të mbikqyrur punën, homologu i tij, Bledi Çuçi është me pushime.

Ai ka marrë lejen dhe ia deleguar kompetencat zëvëndësministrit të Brendshëm, Andi Mahila. Pushimet e Çuçit vijnë në një kohë kur vendi, nga veriu në jug është përfshirë nga flakët.

Këto të fundit kanë djegur mijëra hektarë tokë, banesa dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve. Kujtojmë se në vendin tonë, një person ka humbur jetën nga zjarret. E ndërsa në tunelin e Kalimashit rrezikohej jeta e qytetarëve që kalonin aty dhe autoritetet e shqiptarëve të Kosovës kishin ardhur për të ndihmuar, ministri Çuçi po shijon pushimet.

Zjarret "pushtojnë" vendin/ Ministri i Brendshëm i

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë falenderim apo reagim për ndihmën e dhënë nga autoritetet e Kosovës. Mëngjesin e sotëm, ai ka publikuar një video për rindërtimin, duke injoruar kështu kontributin e shtetit tjetër shqiptar për shuarjen e zjarreve në vendin tonë.

Deri më tani mirënjohje për ndihmën e dhënë ka shprehur presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha, dhe reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, duke evidentuar shpesh edhe raportet e acaruara të Ramës me udhëheqësit e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here