Indeksi Botëror i Rrezikut: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë nga katastrofat natyrore

0
215

Indeksi Botëror i Rrezikut e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun ndaj katastofave natyrore, si përmbytjet dhe zjarret. Pas saj renditet Holanda, ndërsa shtetet e tjera e kanë rrezikshmërinë të ulët.

Sipas Indeksit Botëror të Rrezikut, Shqipëria e ka nivelin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja europiane është 5.2%. Studimi tregon se të paktën 30 mijë persona në vit janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, që prej vitit 1995.

Ndryshimet klimatike që kanë ngritur alarmin në të gjithë botë do ta thellojnë rrezikun në Shqipëri dhe jo vetëm. Aktualisht vendi ynë dhe shumë shtete të tjera po përballen me temperatura të larta, por edhe me zjarre të zilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këta të fundit janë cilësuar si të qëllimshëm, por i nxehti që ka përfshirë vendin i ka favorizuar. OKB në raportin e fundit bëri me dije se koha për të shpëtuar planetin është duke përfunduar, duke kërkuar angazhim serioz nga të gjitha shtetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here