Zjarret/ IGJEUM: Nesër rrezik “i lartë” në zona të lokalizuara në Shkodër, Kukës dhe Dibër

0
150

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreziku për zjarre në pyje dhe male, në qika qarqe të vendit, vijon të jetë prezent.

Në parashikimin e tij për ditën e premte, 13 gusht, për shkak të temperaturave të larta, IGJEUM thotë se rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e premte, veçanërisht për disa zona, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Ndërkohë që nuk priten reshje shiu, temperaturat parashikohen të pësojnë një rënie të lehtë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte dt.12) dhe nesër (e premte dt.13) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 37 °C
në vendet e ulëta: 22 / 37 °C
në vendet malore: 17 / 33°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here