Rriten rastet me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është regjistruar një humbje jete e një qytetar 79 vjeç nga Elbasani dhe kanë rezultuar pozitivë 379 persona nga Covid-19.

Janë kryer 5,339 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 379 qytetarë, në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Vihet re njё rritje serioze e rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 39 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 588 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 461 qytetarë. Janë kryer 947 mijë e 527 testime totale dhe 4 mijë e 799 testime ditore.

Aktualisht janë 2 mijë e 91 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve pёr t’u vaksinuar në qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit qё po ofrojnё shёrbimin në vend.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment