Udhëtimet drejt Italisë dhe Greqisë, TIA njofton pasagjerët: Çfarë formulari duhet të plotësoni

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë të kenë me vete në mënyrë të detyrueshme formularin PLF 24 orë para fluturimit, pasi në të kundërt nuk do të udhëtojnë dot.

Përmes një njoftimi TIA, rikujton se pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë duhet të ketë me vete testin antigjenik të 48 orëve të fundit. Ndërsa për udhëtarët e Greqisë, kërkohet testi COVID, një dëshmi që personi e ka kaluar ose certifikata e vaksinimit.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejtë Italisë dhe Greqisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1. Test COVID, ose

2. Një dëshmi që personi e ka kaluar ose

3. çertifikata e vaksininimit

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin

Tirana International Airport

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment