I vuri zjarrin një sipërfaqeje në grykëderdhje të Semanit, arrestohet 59-vjeçari në Fier

Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier për zjarrvënie.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë një person I identifikuar me inicialet Xh.V. Bëhet me dije se 59-vjeçari I kishte bënë zjarrin disa barërave të thatë dhe flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe bimësie në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.

Ndërkohë është proceduar penalisht një qytetare, J.M, banuese në Grykë e cila pasi ka djegur disa barëra të thatë, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar pronën e dikujt tjetër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment