Zbardhet plagosja në Ksamil, 28-vjeçari u qëllua me pistoletë nga shoku, italiani fshehu armën; çfarë u sekuestrua

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Ksamil mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 28-vjeçari Tauland Beqiri.

Në pranga është vënë shoku i Beqirit, Edison Vyzaj, i cili plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin. Njëkohësisht është arrestuar edhe një i huaj, Makawitage Perera pasi fshehu armën e krimit.

Të dy personat e përfshirë në ngjarje së bashku me të plagosurin, janë arrestuar nga policiapër veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, pasi gjatë kontrolli iu është sekuestrua një sasi lënde narkotike, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Ksamil, Sarandë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur shtetasi Tauland Beqiri, 28 vjeç, banues në Këlcyrë.

Vihen në pranga 3 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”;

-Makaëitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja r narkotikëve” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makaëitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.

Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment