Bregoviç në Korçë, PD: Po kthehet në festë përçarëse, të shkarkohen funksionarët servilë

0
175

Pas qytetarëve, artistëve dhe reagimeve të shumta në rrjet për ftesën e këngëtarit serb Goran Bregoviç në “Festën e Birrës” ka reaguar edhe Partia Demokratike, dega Korçë.

Kjo e fundit thotë se këtë hera festa tradicionale është kthyer në përçarëse dhe jo bashkuese siç ka qenë vitet e kaluara. PD ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas PD, kjo festë po përdoret nga Peleshi dhe njerëzit e lidhur me të. Gjithashtu shton se për të kaluar në ambiente publike gjatë kohës që zhvillohet festa duhet të paguash 10 mijë lekë të vjetra.

PD e Korçës thotë se zv.kryebashkiakja Benila Terova është tallur dhe ka fyer shqiptarët, duke kërkuar shkarkimin e funksionarëve “servilë”, siç i quan Partia Demokratike dhe distancimin e bashkisë Korçë nga këto deklarata.

“Ky organizim publik që nga organizatohet me paratë e taksave të qytetarëve të Korçës, shfrytëzohet nga Peleshi për përfitime direkte. Çmenduria shkon deri aty sa për të kaluar në ambjente publike duhet të paguash 10 mijë lek. Për të vazhduar deri në fund skandalin N/kryetarja e Peleshit ka deklaruar per mediat se shqiptaret nuk janë trima, ata janë trima vetëm në FB, e vazhdon perçmimin ndaj shqiptarëve Benila Terova.

Abuzimi, përçmimi dhe tallja me cinizëm ndaj vlerave të shqiptarëve është tejkalim i çdo kufiri. PD dega Korçë kërkon shkarkimin e menjëhershëm të funksionarëve servilë dhe distancimin e institucionit të bashkisë Korçë nga këto deklarata të turpshme. Deklarata të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e qytetarëve korçarë dhe vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here