Herionë dhe kanabis nga Shqipëria, çmontohet banda kriminale në Greqi

Pas disa muajsh hetime nga Prokuroria në Janinë është goditur një organizatë kriminale e cila trafikonte kokainë dhe heroinë.

Mediat greke kanë publikuar lajmin, ndërsa bëjnë me dije se hetimi mendohet se ka nisur nga fillimi i këtij viti deri në mes të muajit maj.

Kjo organizatë kriminale transportonte sasi të mëdha kanabisi dhe heroine nga Shqipëria drejt Greqisë.

Aktualisht bëhet me dije se janë identifikuar 8 anëtarë, 3 prej të cilëve po mbahen në qendrat e paraburgimit.

Sipas mediave greke, drejtuesi i organizatës ishte shqiptar dhe e siguronte drogën në Shqipëri, ndërsa koordinonte edhe transportin drejt Greqisë.

Gjithashtu pjesë e kësaj organizate ishin dhe pesë të huaj. Nga autoritetet është identifikuar po ashtu një grua shqiptare dhe një grua greke.

Nga hetimet u zbulua se një anëtar i kësaj organizate, i cili ishte grek, ishte arrestuar më 18 mars dhe gjatë një kontrolli na banesën e tij policia kishte gjetur kabanis të papërpunuar, rreth 750 gram, 32 pilula droge dhe një peshore elektronike.

Ndërkohë në 24 mars ishte arrestuar një tjetër anëtar, i cili u kap duke lëvizur me 16 pako heroinë në makinë.

Së fundmi më 3 prill janë arrestuar edhe dy anëtarë të kësaj organizate. Arrestimi ndodhi në një zonë të pyllëzuar të Janinës, pasi të dy këta persona kishin shkuar për marrë dy çanta që përmbanin 21 pako kanabis të papërpunuar, ndërsa në makinë iu gjetën 6,400 euro të cilat iu konfiskuan.

Dosja e çështjes iu dorëzua Prokurorit të Janinës me akuzat për organizim kriminal, import, fshehje, transport , trafikim droge dhe pastrim parash të aktiviteteve kriminale, shkruajnë mediat greke.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment