Me shpejtësi deri në 186 km/h në Bypass-in e Fierit, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe ndëshkohen dhjetëra të tjerë

0
230

Gjatë 48 orëve të fundit nga monitorimi me radar kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h.

Policia e Fierit bënë me dije se po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l,  13 drejtues mjetesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here