Xhaçka: Shqipëria është gati të presë qindra afganë, qëndrojmë krah për krah me aleatët

0
159

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka deklaron se Shqipëria është gati të presë qindra Afganë jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë.

  • Në një status në tëitter, ndërsa shpërndanë postimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.  

“Shqipëria është gati të presë qindra Afganë jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

Shtetet e Bashkuara i bashkohen unitetit ndërkombëtar në pohimin se afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet”, thuhet në një postim të Blinken.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here