Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes : Cilat janë zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate për mediat ka treguar të dhëna rreth bilancit të zjarreve në vend, si dhe ka bërë të ditur se cilat janë vatrat aktive.

 Sipas MM, aktualisht po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës.

Ministria sqaron se 42 efektivë të  FA dhe rreth 30 forca te pushtetit vendor po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar.

“Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon sërish operacioni nga toka dhe ajri.

Në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit te vatrave ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intesitet të ulët.

Në “Majën e Rrunës“ situata e vatrave të zjarrit vazhdon të jetë problematike. Terreni i vështirë nuk e ka ndaluar punën e efektivëve  të cilët vijojnë edhe sot të punojnë nga toka për vënien nën kontroll të disa prej vatrave.

Në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra dhe falë punës së efektivëve është mundësia që deri në fund të ditës së sotme të izolohet”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment