“Në zbulim të Tajlandës së vogël”, media franceze promovon natyrën shqiptare: Të josh me gjithçka!

0
228

Shqipëria është një nga vendet më të vogla në Evropë, por që tërheq çdo vit shumë e më shumë turistë. Duke filluar nga ujërat e kaltër deri te vendet historike, kjo republikë e Ballkanit të josh me gjithçka.”

Kështu e nis artikullin dedikuar vendeve dhe bukurive natyrore, media franceze “Franceinfo”. Një shkrim i ideuar tërësisht për natyrën magjepsëse të Shqipërisë dhe atraksionet që joshin turistët e huaj.

Artikulli i medias franceze:

Kudo që të jeni, deti dhe malet janë në dispozicionin tuaj. Në horizont, kështjella të ngritura. Në bregdet, një përzierje të ngjyrës së gjelbër dhe asaj blu. Mirë se vini në Shqipëri , një destinacion shumë i arritshëm në Evropë. Në jug të vendit të mbiquajtur “Tajlanda e vogël”, plazhi është shumë i populluar nga turistët e huaj, si disa francezë që kanë shkuar me pushime në një shtëpi idilike prej 80 metrash katrorë me një çmim midis 75 dhe 140 euro për natë.

Më shumë se 6.5 milion turistë në 2019

Në vitin 2019, Shqipëria mirëpriti më shumë se 6.5 milionë turistë, gati dyfishi i numrit të 15 viteve më parë. Për t’i akomoduar ata, hotelet po shtohen në bregdet me dhoma me çmime 50 euro për natë. Udhëtarët mund të ikin nga plazhi për të zbuluar pasuri të tjera të vendit si një qytet antik i klasifikuar si një vend i trashëgimisë së UNESCO -s, Butrinti. E mbyllur gjatë dekadave të diktaturës komuniste, Shqipëria po i hapet turizmit vitet e fundit dhe ky vend ballkanik ka disa nga peizazhet e fundit të pashkelura mesdhetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here