Rama për mediat spanjolle: Brenda javës do të presim rreth 1 mijë afganë

0
205

Brenda javës, në Shqipëri pritet të mbërrijnë rreth një mijë afganë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama për media spanjolle, EL PERIÓDICO.

“Është një mesazh solidariteti që ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA.

Në fillim brenda javës do të vijnë janë rreth 1000. Ato janë kryesisht “aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Rama.

Shqipëria dhe Kosova, dy vende të vogla në Evropën juglindore, këtë javë e kanë vendosur veten në ballë të pritjes së refugjatëve afganë duke njoftuar se kanë pranuar kërkesën e qeverisë amerikane për të pranuar një pjesë të të shpërngulurve që po i shpëtojnë kryengritjes talibane.

Një nismë e kritikuar nga disa sektorë të dy vendeve, por që kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidentja kosovare, Vjosa Osmani e kanë mbrojtur energjikisht në publik, një manovër që më vonë është imituar nga vendet e tjera të Ballkanit”, thuhet në artikull ndër të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here