Alban Bejko mjeshter i fotografise artistike, me udhetime te gjata ne kerkim te bukurive te natyres shqiptare

Alban Bejko eshte biznesmeni qe ne Gjirokaster hapi dyqanin e pare te shitjeve dhe mirembajtjen e celulareve, te te gjitha markave qysh ne vitet e para te pas 90-tes dhe te gjitheve na kujtohen shqetesimet e para per “ telefonat e veshit”, celularet, “ ja u prish, kush do t`i rregulloje?!”.

Ketij shqetesimi i dha zgjidhje Albani me djemte qe pergatiti per rregullimin e defekteve ne dyqanin ne zemer te lagjes 18 shtatori qe sot pas 18 vjetesh ne krye me reklamen ” SERVIS BEJKO” eshte furnizuesi kryesor per shitje dhe mirembajtje te te gjitha llojeve te prodhimeve edhe me te fundit te teknologjise se celulareve.

Kaq per biznesin per t`u njohur me pasionin dhe dashurine qe Ai  ushqen per artin e fotografise qe realizon ne terren, me udhetime te gjata ne te kater stinet e vitit,  ne kerkim te pikave me te bukura te pejsazhit qe zbulon si profesionist ne momentin dhe kohen e duhur.

Per kete ai udheton jo vetem ne mjedisin e Gjirokastres, ne malet e jugut por ne te gjithe vendin, edhe ne veri, sikunder ishte keto dite vera per te fotografuar pamjet dhe bukurite fantastike te Thethit.

Fotogtrafia e peizazhit per te eshte kenaqesi dhe mundim per ta gjetur dhe gjurmuar, per ta fokusuar ne kornizen e fotografise dhe jo thjesht sikunder ndodh me fotograf amatore shkrep e mblidh pamje dhe kthehu ne shtepi. Jo, per te kerkimi dhe “goditja” e nje imazhi të mirë, peizazhi spektakolar është detyrë e vështirë dhe, bashke me shijen qe merr nga bukurite madheshtore kerkon piket dhe pozicionin se c`pamje do percjelle per kenaqesine e tij dhe te tjeret, nga nje kend i vecante, i ri, ndryshe qe nuk e kane marre te tjeret me pare.Per kete duhet te prishi gjumin e mengjezit se , sic shprehet, drita ideale eshte herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje, per te pritur “oret e arta”, per te zgjedhur momentin e duhur, fjala vjen per te shkrepur ne cast kur shfaqet dielli ne perendim, ylberi9n apo krisjen e nje vetetime mes reve te grisura.

Te shohim disa foto artistike, realizuar ne vende te ndryshme ku ai ka udhetuar, ka bere me mijera km per te kapur momentin e duhur per pejzazhin artistik, ne disa udhetime, edhe ne dimer ne shoqerine e femijeve te tij te cilet gjithashtu i ka ushqyer me dashurine per natyren shqiptare dhe bukurite e saj.

P

Per realizimin e fotove te tilla krijime artistike, Albanit i eshte dashur te shpenzoje shume kohe por pas cdo krijimi te arritur, nepermjet te cilave percjelle ndjenja te mira tek shikuesit,merr dhe pergezime e vleresime si mjeshter i pejsazhit , zhanër i fotografisë artistike, e thjeshte ne shikim te pare por dhe komplekse.

Nuk kemi degjuar per ndonje konkurs per foton me te bukur te vitit , po nese do te ndodhte foto te tilla do zinin vend nderi dhe ne perzgjedhje ndoshta dhe me vleresimin fotua me e mire e vitit 2021.

Burimi:Gjirokastra Online

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment